Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
Aksident në Fier, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit
Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike në aksin Fier-Levan, pranë “Kthesës së Zhupanit”. Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Si pasojë e aksidentit, kabujt e tensionit të lartë janë rrëzuar në rrugë, duke penguar qarkullimin e automjeteve në këtë aks të frekuentuar gjatë sezonit veror. Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit, si dhe punonjësit e OSHEE-së që po punojnë për riparimin e...