Aksident në Fier–Lushnjë, makina del nga rruga, dy persona përfundojnë në spital
Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në aksin Fier–Lushnjë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga. Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi E. B., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë jashtë karrexhatës. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi H. Sh., 33 vjeç. Të dy të plagosurit janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk ka informacion të detajuar lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga...
Burimi:
javanews.al