Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar

Është regjistruar ditën e sotme një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, në zonën e Bërdicës. Sipas informacioneve paraprake, një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet identifikimi i viktimës dhe i drejtuesit të mjetit.
Burimi: Opinion.al