Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident në aksin Lushnje–Fier, makina përplaset me triçiklin, dy të plagosur rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Lushnje–Fier, pranë fshatit Gorre, ku janë përplasur një automjet tip “Benz” dhe një motomjet tip triçikël. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një manovër e gabuar gjatë një parakalimi.