Aksident në aksin Korçë – Pogradec, plagoset drejtuesi i një motorri

Aksident në aksin Korçë – Pogradec, plagoset drejtuesi i një motorri

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Korçë–Pogradec, pranë fshatit Zvirinë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një motor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motorrit. I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt spitalit të Korçës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja shëndetësore e të plagosurit është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po kryen kqyrjen dhe hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.
Burimi: Sot.com.al