Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 4 të plagosur
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Nga përplasja e dy makinave janë dëmtuar 4 persona. Tepelenë/Informacion paraprak nga policia Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në fshatin Luzat, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen S. V., 25 vjeçe, banuese në Burrel, dhe automjeti me drejtues shtetasin R. N., 24 vjeç, banues në Gjirokastër. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.