Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen dy drejtuesit e mjeteve, humb jetën 70-vjeçarja (EMRI)

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen dy drejtuesit e mjeteve, humb jetën 70-vjeçarja (EMRI)

foto nga aksidenti PEQIN- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Peqin-Elbasan ku një 70-vjeçare ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Përplasja mes dy automjeteve është regjistruar në vendin e quajtur 'Pazari' në segmentin Pajovë-Bishqem. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa pasagjerja Drita Xhaja 70 vjeçe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e përplasjes dhe shkakun që çoi në aksidentin me pasojë vdekjen e 70-vjeçares. Njoftimi i policisë Rreth orës 19:20, në aksin rrugor...