Aksident me 5 të plagosur në Dibër/ Katër prej tyre nisen me urgjencë drejt Tiranës

Aksident me 5 të plagosur në Dibër/ Katër prej tyre nisen me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona. Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, ndërsa 4 prej tyre janë nisur drejt Tiranës Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.