Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset një ‘Benz’ (VIDEO)

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset një ‘Benz’ (VIDEO)

foto nga aksidenti TIRANË- Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë Durrës, në afërsi të kthesës së Rinasit. Në përplasjen e ndodhur në këtë aks rrugor janë përfshirë tre automjete. Nga pamjet e siguruara nga Zëri një prej mjeteve tip 'Benz', ka përfunduar i përmbysur në rrugë. Në aksident është përfshirë gjithashtu një automjet tip 'Lamborghini', me targa zviceriane.     Menjëherë pas përplasjes, në zonë kanë shkuar efektivë të Policisë dhe një ambulancë, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse ka persona të lënduar. Si pasojë e aksidentit eshtë vështirësuar qarkullimi në autostradë ku trafiku është bllokuar përkohësisht në këtë pjesë të rrugës. Policia po kryen verifikimet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që...