Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur

Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur

Si pasojë e përplasjes, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga informacionet dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një automjet tjetër, i cili është përmbysur pasi drejtuesi ka humbur kontrollin. Një automjet tip “Benz” ka frenuar për të shmangur përplasjen me të, ndërsa më pas tre mjetet janë përplasur njëri pas tjetrit.