Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Berat, tre të plagosur

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Berat, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtëbardhë, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si rezultat i kësaj përplasjeje, një makinë ka rënë në tokat bujqësore, duke ngecur në kanal, ndërsa dy të tjera kanë mbetur në rrugë. Sipas burimeve në vendngjarje, dyshohet se shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës, ndërsa një prej tyre është në gjendje më të rëndë. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.