Aksident i rëndë në vend/ Shoferja humb kontrollin e mjetit, përplas dy këmbësor dhe shitësen ambulante

Aksident i rëndë në vend/ Shoferja humb kontrollin e mjetit, përplas dy këmbësor dhe shitësen ambulante

Një aksident ka ndodhur pranë Kishës “Shna Ndou” në Kurbin. Drejtuesja e automjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësorë, 21 vjeçe dhe shtetasin 39-vjeç, si edhe shitësen ambulante 18-vjeç. Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi: Sot.com.al