Aksident i rëndë në vend/ Automjeti del nga rruga dhe përmbyset, plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti del nga rruga dhe përmbyset, plagoset drejtuesi

Një aksident ka ndodhur në qytetin  e Korçës pasditen e sotme ku një mjet ka dalë nga rruga. Sipas informacioneve, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përmbysur. Ai ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.     Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.