Aksident i rëndë në Shëngjin/ Punëtori bie nga skela, dërgohet me urgjencë te Spitali i Traumës

Aksident i rëndë në Shëngjin/ Punëtori bie nga skela, dërgohet me urgjencë te Spitali i Traumës

Një aksident në punë ka ndodhur sot pranë një kantieri ndërtimi në zonës e “Ranës së Hedhur” në Shëngjin. Sipas burimeve policore, një punëtor ka rënë nga skela dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Pas ndihmës së parë në urgjencën e Lezhës, i dëmtuari është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Në lidhje me aksidentin kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve.
Burimi: Sot.com.al