Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në Peshkopi/ Automjeti del jashtë rruge, plagoset një çifti , gruaja në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Peshkopi–Luzni, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur një çift bashkëshortësh. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një prej kthesave të rrugës rurale, ku për shkaqe ende të paqarta drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin. Për pasojë, makina ka përfunduar jashtë rruge dhe ka shkaktuar plagosjen e dy personave. Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po përgatitet të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa bashkëshorti i saj ka pësuar lëndime më të lehta dhe po trajtohet në...