Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, humb jetën një prej shoferëve dhe plagosen 5 persona
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, pranë vendit të njohur si “Rrethrrotullimi i Levanit”. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Audi” dhe një tip “Benz”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi 55-vjeçar i automjetit “Audi” ka humbur jetën. Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe tre pasagjerë që udhëtonin në automjetin “Benz”. Edhe gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia mbi normat e lejuara mund të ketë qenë një nga shkaqet e aksidentit, duke vështirësuar manovrimin...
Burimi:
gijotina.com