Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë–Krujë rreth mesnatës së sotme (25 shtator), në afërsi të Kamberas, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, raportohet se fatkeqësisht një person ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit. Ndërkohë, një prej drejtuesve të mjeteve është shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se shkak i përplasjes mund të kenë qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e lartë, por grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkaqeve.