Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën një 19-vjeçar dhe dy të tjerë në gjendje kritike

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën një 19-vjeçar dhe dy të tjerë në gjendje kritike

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë–Krujë, në afërsi të Kamberas, ku janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një prej të rinjve të përfshirë në aksident, i identifikuar me inicialet L.Z., ka ndërruar jetë. Dy personat e tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Për shkak të gjendjes së tyre, në transportimin e të plagosurve drejt spitalit janë përdorur edhe automjete të Policisë. Në aksident janë përfshirë një automjet Mercedes-Benz, me targë AC 034 AU, një Audi, me targë AB 861 EY, si dhe një Volkswagen Passat, me targë AB 786 ZC. Ndërkohë, një prej...