Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në Borsh/ Përplasen dy automjete, raportohet për 2 viktima dhe 2 të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Borsh. Dy automjete raportohet se janë përplasur më njëra tjetrën. Si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjera kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve, viktimat janë burrë rreth 60 vjeç dhe një grua rreth 55 vjeçe, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me furgon. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e shkaqeve të aksidentit apo identitetet e viktimave.