Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë! Përplasen pesë automjete, humb jetën një person
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete. Si pasojë e përplasjes, një 45-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 05:20, shtetasi me iniciale H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion. Përplasja ka rezultuar fatale për 45-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vend. Pas përplasjes së parë, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe pesë pasagjerë. Të gjithë personat e përfshirë në këtë pjesë të aksidentit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të...
Burimi:
gijotina.com