Burimi:
Opinion.al

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç/ Përplasen dy makina me njëra-tjetrën, plagoset një prej shoferëve
👁5023
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se dy automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën mbi urën e lumit Mat, në zonën e Fushë-Milotit.Nga përplasja është lënduar njëri prej shoferëve. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontroll mjekësor. Paraprakisht, dyshohet se shkak është bërë një manovër e gabuar e njërit prej automjeteve.