Aksident fatal në Elbasan, makina përplas për vdekje një grua

Aksident fatal në Elbasan, makina përplas për vdekje një grua

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, në Elbasan. Sipas të dhënave paraprake, një automjet i drejtuar nga F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka përplasur një grua këmbësore, rreth 60 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, gruaja ka humbur jetën në vendngjarje. Viktima nuk është identifikuar ende. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprimet e mëtejshme procedurale. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si edhe për identifikimin e viktimës.