Aksident fatal në aksin Elbasan-Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren (VIDEO)
pamje nga vendngjarja ELBASAN- Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”. Një automjet tip “BYD” me drejtues një 47-vjeçar, ka goditur një këmbësore rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë Elbasan/Informacion paraprak Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, rreth 60 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila, si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale....
Burimi:
zeri.ai