Aksident detar në Halkidiki, plagosen tre turistë nga Kosova dhe SHBA

Aksident detar në Halkidiki, plagosen tre turistë nga Kosova dhe SHBA

Një aksident detar është regjistruar mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit, në Greqi.Sipas njoftimit të autoriteteve portuale greke, një skaf me shtatë persona në bord – gjashtë shtetas nga Kosova dhe një shtetas amerikan – është përplasur në një breg shkëmbor.Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur. Fillimisht ata morën ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos dhe më pas u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros. Burime mjekësore konfirmojnë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë janë lënë të lirë nga spitali.Skafi, i cili sipas të dhënave paraprake ishte marrë me qira, është përmbysur pas përplasjes. Mjeti lundrues është tërhequr më pas në breg.Autoritetet e Portit të Ormos Panagias...