
Akrepat shkuan 60 minuta para, nga sot deri të dielën e fundit të tetorit, është “në fuqi” ora verore…
👁6943
Në orët e para të së dielës, 30 mars, u ndërrua ora. Në orën 02:00, akrepat e orës shkuan 60 minuta para. Qëllimi i ndryshimit të orës është për të përfituar sa më shumë nga energjia diellore si dhe kursimi i energjisë elektrike. Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur akrepat do të kthehen 1 orë pas. Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Europën, ora e shteteve evropiane ndryshon në të njëjtën kohë. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981.
Burimi:
Shkodraweb.com