AKEP miraton rregulla të reja për telefoninë celulare: Kartat SIM do të kenë vlefshmëri 12-mujore
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar një rregullore të re që sjell më shumë përfitime dhe mbrojtje për konsumatorët e telefonisë celulare, me zbatim nga 1 janari 2027. Sipas rregullave të reja, vlefshmëria e kartave SIM zgjatet nga 6 në 12 muaj, kredia monetare do të ruhet për të paktën 180 ditë dhe do të mundësohen rimbushje me vlera më të ulëta. Konsumatorët do të kenë gjithashtu të drejtën të kërkojnë rimbursimin e kredisë së papërdorur gjatë portimit të numrit, ndërsa numri celular do të ruhet për të paktën 12 muaj pas çaktivizimit. Një tjetër ndryshim lidhet me kontratat, ku nuk do të lejohen rritjet automatike të tarifave mujore, përfshirë ato të lidhura me inflacionin, nëse vlera nuk është përcaktuar qartë që...
Burimi:
kohajone.com