Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ajola Xoxa mbërrin në SPAK/ Bashkëshortja e Veliajt, do të merret në pyetje nga hetuesit
👁8337
Ajola Xoxa, Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur pak momente më parë në ambientet e SPAK. Mësohet se paraqitja e saj në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vjen pas një thirrjeje të veçantë nga SPAK. Xoxa do të merret në pyetje nga hetuesit. Kujtojmë se Xoxa u paraqit në prokurori vetëm pak ditë më parë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë caktuar ndaj saj, detyrim paraqitje.