“Ajo që i ndodhi atij më thyen zemrën”, Saibari zbulon arsyen prekëse pse zgjodhi numrin 34 te Bayern
Ismael Saibari bëri hapin e madh në karrierë këtë verë, duke u transferuar te Bayern Munich. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit bavarez, Saibari zbulon arsyen prekëse pse zgjodhi të mbajë numrin 34. E gjithë historia lidhet me ish-talentin e Ajax-it, Abdelhak Nouri, i cili pësoi arrest kardiak në fushë më 8 korrik në vitin 2017, gjatë një miqësoreje ndaj ëerder Bremen, ku pësoi dëmtimë të rënda në tru. Marrëdhënia e tyre u zhvillua gjatë viteve derisa u krijua një lidhje e fortë midis dy familjeve. “Ajo që i ndodhi Abdelhak Nouri, më thyen zemrën. Marrëdhënia është bërë më e ngushtë dita-ditës, madje edhe midis dy familjeve. Ne shkojmë me pushime së bashku. “Kur e takoj Abdelhak, gjithmonë kalojmë kohë të mrekullueshme. Është...
Burimi:
telesport.al