Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Ai lëviz dhe driblon si brazilian”, mbrojtësi i Juventusit i thur elozhe yllit të ekipit: Është Yamali jonë
Juventusi synon të jetë konkurrues për titullin në këtë sezon. Të paktën kështu pretendin Gleison Bremeri. Mbrojtësi i bardhezinjve ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka deklaruar se klubi i njohur italian po ndërton një projekt të qendrueshëm dhe me themele të forta. Sa i përket deklaratës së Hulio Sezarit, se Jëlldizi do të përshtatej mjaft mirë në Kombëtaren e Brazilit, Bremeri ka pohuar. Mbrojtësi brazilian ka thënë se Jëlldizi është në një farë mënyre Jamali i Juventusit. “Ai ka të drejtë. Driblimet dhe lëvizjet e Jëlldizit janë si ato të lojtarëve brazilianë. Po, Kenani është pak a shumë si Lamin Jamali jonë. Ky vit do të jetë ndryshe, grupi është shumë mirë nga ana psikogjike. Po ndërtojmë një projekt të...