“Ai donte Juventusin, priti deri në fund të gushtit, por ndoshta drejtorët nuk ishin të bindur”

“Ai donte Juventusin, priti deri në fund të gushtit, por ndoshta drejtorët nuk ishin të bindur”

Një nga lëvizjet befasuese të merkatos së verës e cila u mbyll më 1 shtator, ishte padyshim edhe transferimi i Franck Kessie tek Atalanta. Mesfushori i Bregut të Fildishtë është përfolur gjatë gjithë verës për një transferim të mundshëm te Juventus, por në fund ndodhi befasia dhe u rikthye te ish-klubi i tij. Agjenti i 29-vjeçarit ka bërë së fundmi një deklaratë të bujshme ku tregon pse dështoi transferimi i Kessie te Juventus. “Negociatat me Juventusin nuk filluan në ditët e fundit të afatit të merkatos. Historia filloi shumë javë më parë, kur Franck Kessie me kontratën e tij të skaduar, në thelb kishte vendosur se donte të angazhohej në projektin e Juventusit. Ai hodhi poshtë disa oferta nga klube të tjera, disa prej tyre...