Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Ai dëshiron të vijë”, Deco jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës
22 Qershor 2025 13:02 Telesport Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se Nico Williams kërkon të bëhet lojtar i skuadrës katalanae. Sulmuesi i Athletic Bilbao mund të ishte transferuar edhe verën e kaluar, por tani situata është më e qartë. “Po, Nico Williams dëshiron të vijë. Ne do të përpiqemi. Nico, njësoj si disa lojtarë të tjerë, po tregon një dëshirë të fortë për të ardhur te Barcelona”, shpjegoi drejtori sportiv. “Nëse plotësohen kushtet e duhura, patjetër do të përpiqemi ta përfundojmë marrëveshjen”.