Ahmetaj: Ditën që doli urdhërarresti im Veliaj festoi me uiski ! Do hapte shishe tjetër kur unë të ekzekutohesha

Ahmetaj: Ditën që doli urdhërarresti im Veliaj festoi me uiski ! Do hapte shishe tjetër kur unë të ekzekutohesha

Arben Ahmetaj deklaroi në intervistën për 'Çim Peka Live' se ditën që ka dalë urdhri i arrestit për mua, ka hapur shishe uiski me drejtorët e vet. Madje Erioni do të hapte shishe tjetër kur unë të humbja jetën në burg, Pjesë nga Intervista ARBEN AHMETAJ: Unë nuk hyj te punët e Fierit, i dashur. Ky është për qarkun e Fierit. Ja firmat. Shihni ndonjë emër ju, Arben Ahmetaj, këtu? Këtu. Shihni ndonjë Ministri Ekonomie? Jo. Po për çfarë më akuzojnë? Sepse kreu i organizatës donte kokë turku. E dini, është fakt. Një fakt. Erion Veliaj, ditën që ka dalë urdhri i arrestit për mua, ka hapur shishe uiski me drejtorët e vet, të cilët i bëri të gjithë koka turku, sepse 5D-ja është vepër e Erion...