AGSH thirrje policisë: Ndaloni përdorimin e pajustifikuar të forcës ndaj përfaqësuesve të medias

AGSH thirrje policisë: Ndaloni përdorimin e pajustifikuar të forcës ndaj përfaqësuesve të medias

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka ndjekur me vëmendje protestën e zhvilluar ditën e sotme, më 31 tetor 2026, ndërsa nga raportimet në terren vijon të mbetet shqetësuese sjellja e Policisë së Shtetit ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias. Deri në këto momente, AGSH ka dokumentuar të paktën dy raste të pengimit të gazetarëve nga efektivë të Policisë së Shtetit, me pretendimin se ata nuk mund të kalonin përtej të ashtuquajturit “kordon policor”. AGSH rithekson se vendosja e kufijve të raportimit për gazetarët, veçanërisht në situata kur protestat zhvillohen në hapësira të ndryshme publike dhe ngjarjet ndryshojnë vazhdimisht vendndodhje, përbën një kufizim të pajustifikuar të lirisë së medias dhe pengon drejtpërdrejt ushtrimin e detyrës së tyre. Masat e sigurisë të ndërmarra nga Policia e...