Agron Tufa: Pas teje

Agron Tufa: Pas teje

Pas teje, si pas një lufte të madhe,në “para” dhe “pas” koha ime ndali:humbjet janë modeste në listat zyrtare,por tempullin më t’afërt e zuri spitali –një vit më parë. E me gjasë, përgjithmonë.Trishtohem teksa lutem, kruspull, trajtëlëvoreje,duke u ngushëlluar me faktin se mjerimi imnuk është i ri, si e prapmja e çdo fitoreje –aq më tepër e vjetshmja. Shpresa të rrejshme!Tregu i zi i dimrit, ku më shtrenjtë se bukajanë fotot e tua, letrat, dëbora e djeshmedhe një rriskë qielli harruar ndër fusha!Tek nxitoje, ti harrove shallin e kaltërnë paradhomën time ku pluhuri nuk mbyll sy.Dikush tha: “Në dashni nuk nguten sall shpirtrat e pastër”.Të lashtë shpirtrat tanë, sa qind perandori –dhe ashtu si perandoritë bien ndër vite, muaj,tek u hapin udhë turmave t’urryera,shpirtrat bëjnë...