Agim Krajka, artisti që nuk harrohet

Agim Krajka, artisti që nuk harrohet

Artisti i madh shqiptar, Agim Krajka, lindi më 3 maj 1937 në Kavajë. Familja e artistit ishte një familje me tradita dhe me origjinë nga Dibra e Madhe e cila u zhvendos në Tiranë kur kompozitori ishte ende fëmijë. Talentin për muzikën, Agim Krajka e trashëgoi nga babai i tij i cili ishte një fizarmonicist. Që në moshë të vogël ai u regjistrua dhe u bë pjesë e Shtëpisë së Pionierit në Tiranë ku dhe do të spikaste për talentin e tij të jashtëzakonshëm, i cili prej punës së madhe mori dhe dimensionet që ai arriti më pas. Agim Krajka spikati më tepër në mbrëmjet e vallëzimit që organizoheshin në qytet kur ishte ende i ri dhe përveç fizarmonikës ai filloi të punonte dhe të...