No Image Available

Agasi dhe Shpataraku fundosin Ilir Prodën, çfarë gjetën agjentët e BKH-së në banesën e ish-kryepolicit

Sipas raportimit te disa mediave, SPAK ka kryer kontrolle në banesën e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar telefoni i tij, një laptop, disa USB dhe CD. Kontrolli është kryer nga BKH me autorizim të GJKKO-së dhe është shoqëruar me praninë e forcave të Policisë së Shtetit pranë banesës së Prodës në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë. Sipas të dhënave të bëra publike, veprimi hetimor lidhet me një linjë hetimi ku përfshihen Ergys Agasi dhe ish-drejtuesi i Policisë, Uljan Shpataraku. Në fokus janë edhe komunikimet e gjetura në telefonin e Shpatarakut, përmbajtja e të cilave nuk është bërë publike. Shpataraku, i cili ka pasur një histori të gjatë pune nën drejtimin e Prodës, u arrestua më 26...