Afron kampionati, të premten Partizani- Tirana në ‘Air Albania’
Ishte parashikuar që java e 6-të ‘Abissnet Superiore’ do të luhej më 11tetor por së fundi FSHF ka ratifikuar këtë xhiro që në fakt do të nisë me derbin Partizani- Tirana ditën e premte (18:30). Është vendosur që derbi të zhvillohet në ‘Air Albania Stadium’ duke bërë që kjo përballje të ofrojë më shumë cilësi e standarte. Ndërkaq të shtunën dy ndeshje të tjera me javën që mbyllet të dielën me dy takimet e fundit. Kampionati kryesohet nga Teuta me 13 pikë. Në fund Vllaznia mbyll me vetëm 2 pikë. Java e 6-të, e premte e shtunë e diel (9/10/11/ tetor 2026). E premte 9 tetor 18:30 Partizani – Tirana (në “Air Albania”) 18:30 10 tetor Vllaznia – Dinamo Siti 18:30 AF Elbasani – Vora...
Burimi:
sportiim.al