Afera ‘TIMAK’/ SPAK zgjeron hetimet: Puca e Yeffet në ‘shënjestër’, milionat në hipizëm…Ku përfunduan paratë e Mbrojtjes? (DOKUMENT)

Afera ‘TIMAK’/ SPAK zgjeron hetimet: Puca e Yeffet në ‘shënjestër’, milionat në hipizëm…Ku përfunduan paratë e Mbrojtjes? (DOKUMENT)

arjeta puca-ron yeffet dhe dokumenti TIRANË- Pas kontrolleve të zhvilluara më 2 tetor nga ku u sekuestruan telefona dhe dokumunte, detaje të tjera po dalin në dritë. Teksa SPAK po heton dyshimet për trafikim armësh, shpërdorim detyre dhe favorizim në gara publike, detaje të reja po zbulojnë prapaskenat se si fondet e destinuara për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake kanë përfunduar në investime luksoze private.   Sipas dokumenteve zyrtare (Vendimi Nr. 3, datë 23.03.2026 i Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve të "TIMAK" SH.P.K.), Arjeta Puca dhe Rony Yeffet kanë përdorur kapitalin e shoqërisë për të themeluar një biznes të ri privat me emrin "TIMAK HORSE CLUB" SH.P.K.   vendimi Bëhet fjalë për një biznes të kuajve dhe hipizmit me seli në "Equos Resort", pronë e Ergys Agasit, ndërsa biznesi rezulton të jetë...