AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, pavarësisht rezultateve të dobëta që sondazhet në dalje parashikojnë për partinë e tij, CDU, në dy zgjedhje lokale. Në landin verilindor Mecklenburg-Vorpommern, CDU pritet të sigurojë vetëm me vështirësi përfaqësimin në parlamentin rajonal, ndërsa AfD parashikohet të marrë numrin më të madh të votave. Merz e cilësoi rezultatin për partinë e tij si një “katastrofë”. Sipas projeksioneve të transmetuesit publik ZDF, AfD pritet të marrë rreth 38% të votave në Mecklenburg-Vorpommern, ndërsa SPD rreth 36%. Megjithatë, mundësia që AfD të drejtojë qeverinë rajonale mbetet e kufizuar, pasi partitë e tjera kanë refuzuar bashkëpunimin me të. Edhe në Berlin, CDU pritet të humbasë vendin e parë. Projeksionet e para e vendosin CDU-në...
Burimi:
javanews.al