Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO “rrëzon” Veliajn

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO “rrëzon” Veliajn

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk e ka pranuar kërkesën e Erion Veliajt i cili kundërshtoi vendimin e GJKKO për pezullimin e afateve të paraburgimit. Mbrojtja paralajmëroi rekurs në Gjykatën e Lartë teksa arsyeton se Veliaj nuk ka përbërë shkak për shtyrjen e seancave, pasi në një rast ka munguar avokati Maksim Haxhia që mbron Ajola Xoxën, dhe në një rast tjetër, avokati i një të pandehuri tjetër. Në dy seancat me objekt të njëjtë, Veliaj nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati Plarent Ndreca. Për Veliajn dhe avokatët e tij, pezullimi i afateve është antikushtetues, janë shprehur ata më herët. Seancat u zhvilluan dy javë përpara se Gjykata e Lartë të shprehet mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu për rishqyrtim çështjen...