Administratori i ‘ECO-ELB’ arrestohet për korrupsion, i mori 400 mijë lekë operatorit ekonomik ‘për të mbyllur sytë’
Prokuroria e Posaçme njoftoi sot pasdite arrestimin e administratorit të “ECO-ELB” pasi akuzohet për korrupsion pasiv Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal. Arrestimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar më datë 1.10.2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e referimit të BKH-së. Gjatë hetimit u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara. Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se shtetasi L.K....
Burimi:
syri.net