Adil Fetahu: Elita intelektuale e ulemave të Çamërisë (Epirit) III

Adil Fetahu: Elita intelektuale e ulemave të Çamërisë (Epirit) III

Nga biografitë në vazhdim mund të njiheni edhe me disa nga personalitetet e elitës së ulemave të Çamërisë dhe Epirit, të periudhës së gjysmës së dytë të shekullit të 19 deri dy dekadat e para të shekullit 20. Mehmet ef.Fejzulahu (Janina) (Mehmet “Tevfik” ef.Fejzullahu) U lind më 17 maj 1870, në fshatin Koskë të Filatit. Ishte i biri i Sefinaze hanëmit dhe i Fajzullah efendiut, ish imam në xhaminë e fshatit Koskë. Familja e tyre ishte e fisit Muhatë. Mësimet e para Mehmeti i mori në shkollën fillore sibjane të fshatit. Pas kryerjes së shkollës fillore, nëntë vjet tjera (1882-1891), i ndoqi mësimet në Medresen e Filatit, në grupin e studentëve te myderrizi Mehmet Tevfik effendi Isa Aga-Çaushi. Aty mësoi: morfologjinë dhe sintaksën e gjuhës...