Adil Fetahu: Elita intelektuale e ulemave të Çamërisë (Epirit) II

Adil Fetahu: Elita intelektuale e ulemave të Çamërisë (Epirit) II

Nga biografitë e dhëna më poshtë, mund të njiheni me disa nga personalitetet e elitës së ulemave të Çamërisë dhe Epirit, të periudhës së gjysmës së dytë të shekullit të 19 deri dy dekadat e para të shekullit 20. Isa ef.Sejfullah Aga (Delvina), 1854 – 1919 U lind në fshatin Fitorja të komunës Mesopotam, në rrethin e Delvinës. Ishte i biri i Nesibe hanëmit dhe i Ahmet Sejfullah agës. Emri i dytë i tij ishte Shevki, ndërsa njihej edhe si “Ismozade”. Në moshën 6-vjeçare u regjistrua në shkollën fillore (mejteb i ulët) në vendlindje, ku mësoi alfabetin dhe leximin e Kur’anit, mori njohuritë themelore të fesë. Në vitin 1870 u regjistrua në Medresën e Filatit, në grupin e studentëve të myderrizit Hasan Riza ef.Dibra. Në...