Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Adil Fetahu: Elita intelektuale e ulemave të Çamërisë (Epirit) I
“Veç kuaj të harbuar e race s’xnjerr Epiri, Që dalin fitimtarë në vrapin olimpian; Por nxjerrë dhe luftëtarë kreshnikë të tillë me namë, Që mburrën se dejve u lëvrinë gjak Akili. Pirron kam dëshmitar, atë fatos vigan, Që kurr s’u mund gjersa n’Argos iu këput filli; Dhe Skënderbeun që mundi popullin skithan, Atë nga gjithë Azia që jashtë ka nxjerrë Ungjillin!” (Pier dë Rosnar; përkth. Vedat Kokona) Historia e një kombi a një vendi është historia e personaliteteve të atij kombi a vendi. Sepse, përmes tyre e njeh bota dhe e ardhmja. Nuk ka tjetër vend në botë, që një copë aq e vogël toke të ketë nxjerrë e t’i ketë dhënë botës aq shumë personalitete të shquara luftarakë, intelektualë të profileve të ndryshme ...