Adeyemi drejt Serie A? Klubi i madh italian i rikthehet, por shifra…

Adeyemi drejt Serie A? Klubi i madh italian i rikthehet, por shifra…

10 Korrik 2025 16:48 Telesport Karim Adeyemi rikthehet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka oferta në Serie A dhe gjërat duken serioze. 23-vjeçari konsiderohet një nga lojtarët më premtues në Europë, edhe pse nuk është konstant me performancat e tij. “La Gazzetta dello Sport” shkruan që Juventusi ka interes për lojtarin ofensiv. Ai kushton rreth 45 mln euro, shifër e lartë për bardhezinjtë. Në Dortmund janë të gatshëm për ta shitur, por me këtë shifër dhe jo më pak.
Burimi: Telesport.al