Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Abraham kthehet në kryeqytet, Milani i thotë kështu “lamtumirë” sulmuesit anglez
Ka pasur shumë ulje-ngritje sezoni i Tammy Abraham, që nuk mjaftuan për ta bindur Milanin ta blinte përfundimisht. Klubi kuqezi publikoi në rrjetet sociale mesazhin e “lamtumirës” për sulmuesin anglez, duke i njohur gjithsesi kontributin me fanellën e “Djallit”: “Numër dyshifror golash dhe angazhim total në çdo minutë. Faleminderit, Tammy!” Sulmuesi 27-vjeçar, i lindur në Londër, do të rikthehet tani për tani në kryeqytet, aty ku e pret Roma. Në karrierën e tij, Abraham numëron 120 paraqitje dhe 37 gola me Romën, 82 ndeshje dhe 30 gola me Chelsea, 48 ndeshje dhe 26 gola me Bristol City, 44 ndeshje dhe...