Abissnet Superiore: Surpriza e madhe vjen nga Durrësi, Teuta mposhtet nga Partizani (video)
2 Nëntor 2026 20:21 Telesport Sfida përmbyllëse e javës së 10-të në Abissnet Superiore, mes Teutës dhe Partizanit është mybllur 0-1 për të kuqtë. Kjo është fitorja e dytë në këtë sezon për Partizanin. Ndërkohë që për Teutën është humbja e dytë rresht. Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa ndonjë rast konkret për të dyja skuadrat. Sfida në “Niko Dovana” u zhbllokua në minutën e 58-të, ku David Atanasakoski shënoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca. Në minutën e 83-të, Teuta mbetet me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë të Florian Përgjonit. Sfida mbyllet 0-1 për Partizanin. SHIKOGOLIN
Burimi:
telesport.al