Abissnet Superiore/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 2-të, Nevil Dede zgjidhet trajneri më i mirë
Pas përfundimit të javës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të spikatur të kësaj jave, të rreshtuar në skemën 1-4-3-3. Në portë është përzgjedhur Aldo Teqja, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Arlind Kurti (Laçi), Vasilios Zhongo (Teuta), Usni Ismaili (Dinamo City) dhe Yago (Egnatia). Në mesfushë spikatën këtë javë Edon Murataj (Vllaznia), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Stiven Bibo (Laçi). Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Alessandro Albanese (Egnatia), Rubin Hebaj (Elbasani) dhe Muço Boçi (Teuta). Në krye të formacionit të javës është vendosur trajneri i Egnatias, Nevil Dede, i cili është vlerësuar si trajneri më i mirë i javës së dytë.
Burimi:
sportekspres.com