Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Abissnet Superiore java e 35-të: Asnjë gol në 45-minutat e para në të pesta ndeshjet
👁7983
19 Prill 2025 16:22 Telesport Po luhen sot ndeshjet e javës së 35-të në Abissnet Superiore, java e parafundit e sezonit të rregullt. Të pesta sfidat luhen në të njëjtin orar, në 45 minutat e para kanë munguar golat. Në asnjë prej ndeshjeve nuk është shënuar gol. Në “Elbasan Arena”, Elbasani-Vllaznia 0-0. Në “Adush Muça” në Balls, Bylis-Partizani 0-0. Në “Egnatia Arena”, Egnatia-Skënderbeu 0-0. Edhe në dy sfidat e tjera, Tirana-Teuta dhe Laçi-Dinamo po ashtu mungoi goli. Mungesa e golit në pesë ndeshje, tregon më së miri nivelin e Superiores, që nga java në javë po lë për të dëshiruar.