Abdurrahim Buza, piktori që e bëri, historinë, etnografinë dhe kujtesën shpirtërore të një kombi, pavdekësi e ngjyrshme

Abdurrahim Buza, piktori që e bëri, historinë, etnografinë dhe kujtesën shpirtërore të një kombi, pavdekësi e ngjyrshme

Nga Albert Vataj Sot mbushen plot 40 vite që një penel rrëfimtar i mungon tablosë, ka braktisur tavoletin e ngjyrave, i është shkulur tabanit frymëtar të shqiptarisë, kah ajo është dhe kah ai i mëkoi shpirtin e tij krijues. Abdurrahim Buza i përket atyre mjeshtrave që arrijnë të zbulojnë atë që një popull ka qenë, atë që ka përjetuar dhe atë që rrezikon të harrojë. Ai nuk e përdori penelin vetëm për të krijuar imazhe, por për të rikthyer në jetë një botë të tërë shqiptare, me rrënjët, zakonet, veshjet, ritmet, dhimbjet, krenarinë dhe kujtesën e saj historike. Në pikturën e tij, njeriu shqiptar nuk është thjesht një figurë e vendosur në një peizazh, por bartës i një historie, përfaqësues i një etnosi dhe dëshmitar...